Prej disa javësh tashmë na është dashur të mësohemi me look-un e ri të reperes Loredana Zefi, e cila e nisi karrierën e saj bjonde dhe mendonim se do ta shihnim gjithmonë të tillë.
Mirëpo, kurrë mos thuaj kurrë dhe paprítur një ditë të bukur, Lori na u shfaq në rrjete sociale me flokët brune dhe na la të gjithëve me gojë hapur.
Sigurisht edhe kjo ngjyrë flokësh i shkon shumë dhe të pafundme ishin komplimentat në fotot e saj në rrjete sociale.
Përveçse me ngjyrën, reperja ka nisur të ékspérimentojë edhe me modele të ndryshme flokësh dhe pòzat e fundit në Instagram na lanë pa frymë.
Loredana është shfàqur me flokët e gjata deri tek supet dhe të krehura me onde, teksa duket super tërhéqëse dhe shkëlqen e tëra me këtë look.
Ndoshta kishit vështírësi ta dallonit menjëherë që vajza në foto është Lori, por edhe asaj vetë duket se i pëlqen aq shumë ky look, sa tashmë duhet të mësohemi me të sepse do ta shohim për shumë gjatë.
Nuk e dimë nëse pamja në fotot e fundit është posaçërisht për ndonjë videoklip apo ka shkrépur thjesht disa foto për qejfin e saj, por pse jo të mos presim surpríza nga reperja!