Hapja e sfidave është kthyer në një trend në Instagram dhe një të tillë e nisi sot moderatorja Bora Zemani.

Duke marrë shkas nga festa e 8 marsit, Bora mendoi t’i tregojë popullit femrat e forta shqiptare që ia dalin vetë në gjithçka.

Në këtë grup futen të gjitha ato femra që s’kanë nevojë për një mashkull për të ecur përpara në jetën e tyre dhe për të “mbaruar punët” që mund t’i bëjë zakonisht vetëm gjinia mashkullore.

Image result for bora zamani

Në një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Bora shfaqet duke ndërruar një llambë, ndërsa krahas postimit shkruan:

“💡 Dhe meqenese jemi afer 8 Marsit, mendoj qe te bejme nje sfide per qejfin tone 😋. T’i tregojme te gjitheve qe ne mund te bejme cdo gje vete! Prej shume kohesh shoqeria ka favorizuar lindjen e djemve me shume sesa te vajzave… nje nga arsyet ishte se mendohej se burrat ishin me te afte se grate. Ama mendimin se Ajo nuk mund te bej nje pune te caktuar vetem se eshte nje vajze, po e zhdukim dalengadale. Kam njohur shume gra e vajza ne shqiperi ne profesione qe konsideroheshin teresisht mashkullore e qe sot, na duken shume normale per to. Prandaj shume dashuri per ju gra te forta… per ato ne profesione te veshtira, per ato qe ia dalin cdo dite krejt te vetme dhe per ato zonjat e shtepive qe kujdesen per cdo detaj. Jeni te gjitha heroina!
Tani, ejani te tregojme te gjitha punet tona te perditshme 😍. Postoni e me dergoni fotot tuaja duke punuar dhe vini hashtag #PuneGocash”

Secila vajzë që e ndjen veten heroinë, është e lirë t’i bashkohet sfidës më të re në Instagram.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!