Ballina Magazina Morena Taraku di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen, pozon me rroba banje...

Morena Taraku di si të tërheqë gjithmonë vëmendjen, pozon me rroba banje në dëborë

Morena Taraku është një nga vajzat më të komentuara të ‘showbiz-it’ shqiptar për shkak të jetës luksoze që ajo ka treguar se bën edhe në rrjetet sociale. Pozat e këngëtares kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave, ashtu siç ka ndodhur dhe me postimin e fundit të saj në ‘Instagram’.

“Definitivisht jam dizejnusja e jetës sime”, ka shkruar Morena krah fotos ku shaqet e veshur me rroba banje në një vend të mbuluar nga debora. Ajo çfarë bie në sy janë dhe format perfekte fizike të Tarakut, e cila duket mjaft tërheqëse. Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke e komplimentuar Morenën për pamjen e saj.

Kujtojmë se ajo sjell herë pas here projekte muzikore, ndonëse prej vitesh është shkëputur për të jetuar në Turqi./revistawho.com

error: Alert: Content is protected !!