Gigi Hadid, mund ta keni parë të sfilojë për marka luksoze, si Burberry apo The Row, por fillimi i karrierës për të s’ka qenë fare siç duket tani
Gjatë intervistës sëfundit për revistën i-D, 24-vjeçarja tha se fillimisht, asaj i është thënë hapur që nuk s’bënte për pasarela, por dotë ishte dizajneri i famshëm ai që do t’i jepte njëshans.

“Jean Paul Gaultier ishte dizajneri i parë që më dha mundësinë të sfiloja në Paris,në 2015-ën. Atë kohë, kishaende probleme me karrierën time, sapo kisha përfunduar gjimnazin dhe kisha akoma një trup sportisteje volejbolli, por e doja shumë trupintim. E dija sa shumë kisha punuar për t’i patur ato muskuj dhe forma…Më merr malli për to tani. Njerëzit, ishin shpesh të hidhur memua dhe përpiqeshin të më thoshin se nuk kishanjë trup për pasarela.”

Edhe pse pas sfilatës me Gaultier gjërat ndryshuan, Gigi thotëse shumë prej dizajnerve me të cilët bashkëpunonte e vishnin merroba që i “mbulonin” trupin.
Në 2016-ën, modelja pati probleme tërënda me gjendrën e tiroideve përshkak të ndryshimit drastik të metabolizmit. Qëllimi final ishte transformimi i trupit.

Gigi sot, pojeton ditët më të mira të karrierës, porajo s’mendon se e ardhmja e saj ështëmodelingu.
“S’e di, ndoshta një ditë kur të rritem dhe të kem familjen time…S’e di nëse do të jem gjithnjë modele. Jam me fat që jam në këtë fushë, është përmbushëse për mua. Njerëzit me të cilët punoj më bëjnë të lumtur, por kushedi. Ndoshta i kushtohem non-stop gatimit!”- vazhdoi ajo.
