Në një intervistë për rubrikën PopBuzz në “Pop Culture”, aktori Neritan Liçaj u pyet në lidhje me filmin e Ermal Mamaqit dhe atë të Bes Kallakut, përkatësisht “Dy gisht mjaltë” dhe “Falco”.
“Është një fenomen që ndodh edhe në botë – që ka filma komerçialë, të cilët sigurisht kanë një impakt shumë të madh në publik. Kjo ndodh në të gjithë botën, nuk ka pse të mos ndodhë edhe këtu.”
Në vijim, ai shtoi:
“Puna është që t’i jepet prioritet edhe filmit artistik, jo vetëm komerçial, në çdo lloj arti, për mendimin tim. Sigurisht që komerçi ka anën e vet sepse arti është edhe një mënyrë mbijetese. Por asnjëherë ky komerç nuk duhet të ‘asgjësojë’ ose të ndikojë për keq të prodhimi i artit, flas për të gjitha disiplinat.”
Intervistën e plotë e ndiqni në vijim: