Gena, pjesëmarrës në “Festivalin e Këngës” me “Shqiponja e lirë”, përmes një statusi në Instagram kritikoi ashpër organizimin, duke aluduar se gabimet teknike mund të jenë bërë edhe me qëllim.

“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash, që kryefjala do të ishte kënga! Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi. Por nuk ndodhi ashtu. [Pati] probleme të jashtëzakonshme teknike. Probleme që nisën që në prova, por prap vendosa të vazhdoj edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist. Në këtë festival morën pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk iu ofrua asnjë lloj komoditeti.”

Në vijim, përsa i përket problemeve teknike, Gena shton se “nuk dëshiron të besojë se mund të jetë bërë me qëlllim”.

“Dua të ndaj me ju një shqetësim. Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time, një kthesë e jashtëzakonshme ndodhi në natën finale. Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim. Ndërkohë që isha gati për të performuar, 10 sekonda përpara se të dal në skenë, teknika ndërhyn për të dytën herë në kufjet e mia duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam patur shkëputje të audios në kufje, vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos patur gati fare dëgjim. Më falni që nuk isha Gena që ju njihni në këto 25 vite. U mundova të jap më të mirën nga vetja, por jo gjithçka është në dorën e artistit. Megjithatë jeta vazhdon.” SHKRUAR NGA ANABEL

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!