Sëmundja e rrallë e Luiz Ejllit të cilën ia rrëfeu Kiara Titos është kthyer në temë kryesore në rrjet që prej pasdites së djeshme.

Mirëpo ndonëse këngëtari e bisedoi me Kiarën në një ambient ku fare mirë e di se është i vëzhguar nga kamerat, sërish i ka kërkuar moderatores të thotë që Luizi atë deklaratë e kishte për një shok të tij.

Në një video duket Ejlli teksa i afrohet Kiarës e cila po shkonte në dhomën e rrëfimit, duke i pëshpëritur në vesh: “E kishte për një shok”.

Kiara's relationship with Luiz, the moderator's close friend reacts: Her  courtesy is being misunderstood as... (PHOTO) - Gossip

Luizi nuk ka folur me produksionin për këtë “sekret” të tijin para se të hynte në “Big Brother Vip”. Më tej ai është shprehur se në fakt është futur në këtë format sepse i duhen lekë për operacionin që do të kryejë.

Por, dëshira e tij është që kjo ngjarje të mos nxirret në “prime”, pasi nëse ndodh një gjë e tillë dhe e marrin vesh gjithë banorët ai do të largohet nga shtëpia. Këngëtari shtoi se nuk dëshiron ta shohin për mëshirë.

Sipas asaj që u shpreh me Kiarën, artisti tha se në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika që e kurojnë këtë sëmundje dhe në gusht artisti i njohur do të shkojë në Itali për të nisur kurimin.

“E kam në gjithë trupin më ka dalë 3 muaj para se të vija. Nuk e dija dhe më doli pas një check up që bëra. Kam për të ikur në gusht në Bergamo që të shtrohem dhe të kurohem.

Më doli dhe parmbrëmë në jastëk, por thash kam një dhëmb të prishur. “- i ka treguar ai ndër të tjera Kiarës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!