Pas eksperiencës së saj në “Love Story” këtë vit Vivien Thano është bërë pjesë e reality-show-t, “Big Brother Vip Kosova”.

Banorja duket se është bërë pjesë e lojës menjëherë, madje jo vetëm kaq. Duket se brenda shtëpisë ajo ia ka vendosur syrin edhe një djali, as më pak e as më shumë se Andi Artanit.

Sigurisht e gjitha kjo nga ajo çfarë shohim ne nga jashtë si publik.

Mëngjesin e djeshëm, akoma pa hapur sytë mirë ajo ka vrapuar në banjo, ku ndodhej Andi duke e puthur si fillim në shpinë.

Më pas nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet e zgjatura me ish-konkurrentin e “Për’puthen”.

Fundja pse jo, nuk e gjetën dashurinë në emisionet respektive ku bënin pjesë, mbase e gjejnë në “Big Brother Vip Kosova”.

Ç'po ndodh nga Big Brother VIP Kosova? Vivieni i puth shpinën Andit

Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh.

Reality-shoë moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Ndërsa ndër banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë janë: Reperët e njohur Getinjo dhe Stresi, Vivien Thano, Ana Kabashi, Andi Artani, Mc Beka, Edon Sheleku, Alisa dhe Urim, Shota Baraliu, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gresa Hoti, Lugati, Juliana Nura.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!