Loja në “Big Brother Vip Kosova” tani ka filluar të marrë formë. Jo vetëm dashuritë e para, por së fundmi banorët janë vendosur edhe në një provë.

Juliana Nura ka dalë para të gjithëve, duke iu thënë që për shkàk që ka thýer rregullat duhet të lërë menjëherë shtëpinë.

“Unë sot kam për të lënë shtëpinë, pasi i kam shkélur disa rregulla. Kam fol pak si shumë prandaj duhet të lë shtëpinë,”-shtoi Nura.

Mirëpo, asnjëri nga banorët nuk e ka besuar, duke u shprehur se e gjitha ishte një lojë e produksionit.

Ndonëse u përpòq të tregohej bindëse, nuk vonoi shumë dhe filloi të qeshte duke lënë kështu të kuptohej që ishte vetëm një lojë.

Epo në fillim të rrugëtimit që janë ata nuk ishte e vështirë të kuptohej se e gjitha kjo ishte një shaka.

Kujtojmë që 5 dhjetori ishte edhe data kur startoi “Big Brother Vip Kosova”, pas muajsh lajmërimesh.

Reality-shoë moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa në poltronët e opinionistëve qëndrojnë Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.

Ndërsa ndër banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë janë: Reperët e njohur Getinjo dhe Stresi, Vivien Thano, Ana Kabashi, Andi Artani, Mc Beka, Edon Sheleku, Alisa dhe Urim, Shota Baraliu, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gresa Hoti, Lugati, Juliana Nura.

Juliana Nura, banore e Big Brother VIP KosovaSinjali

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!