Ditën e djeshme (2 dhjetor) Ori Nebijaj i ka dhënë lamtumirën programit që moderonte “Për’puthen”, për të nisur një tjetër rrugëtim tashmë si deputete e Paralamentit Shqiptar.

Në puntatën e fundit ajo sigurisht nuk la pa bërë “qokat” e largimit ku falenderoi të gjithë për mbështetjen.

Për këtë largim zyrtar tashmë të Orit edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Përputhen” i ka thënë dy fjalë dhe jo vetëm kaq.

Ai i ka qarë hallin moderatores se me kë do të merret në parlament në vazhdim.

“Ishte një përvojë e bukur të punoje me ty @ori_nebijaj. Shumë suksese në karrieren tënde të re! Jam i sigurt se ke për të qenë një zë i fortë në parlamentin tonë, në këtë politikë të mbrapshtë që ka nevojë për ty e për njerëz me ndershmerinë, kurajon dhe përgatitjen tënde dhe pse ta qaj hallin me kë do kesh të bësh,-ka shkruar Arjani.

“Jam shumë e lumtur që po e lë Nedën në duar të sigurta. Unë dua të falënderoj të gjithë mbështetjen dhe komunikimin virtual që kam pasur nga ndjékësit e këtij emisioni ku shumë prej tyre e kanë nisur me paragjýkim rrugëtimin tim në këtë emision por ja që të gjithë e shijuam, e bëmë, e pamë dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. Ju falënderoj nga zemra për komentet e mira, mbështetjen që më keni dhënë”, tha Ori e emocionuar në fjalën e saj mbyllëse në Për’puthen”.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!