Lei Kraja “po na vëzhgon”. Po, po kështu është shprehur vetë moderatorja në Instagramin e saj.
Ky status i Leit vjen pas lajmit që ajo do të ishte pjesë e “Big Brother Vip2”.
Me shprehjen e njohur të vëllait të madh duket se Lei kështu zgjodhi të konfirmojë pjesëmarrjen e saj në reallity-show.
Disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani janë edhe Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli, Gent Hazizi dhe Kejsi Medini.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.
Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”? !Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti”, tha Arbana.