Pas ndarjes së saj nga Andi Shehi, jeta personale e Melisa Lleshit ka ngjallur një interes të madh.

Ajo zbuloi se është në një njohje të re dhe pas kësaj interesi për të ditur më shumë rreth partnerit të saj është rritur.

Këtë kuriozitet e ka shuar vetë Melisa Lleshi gjatë puntatës së mbrëmshme së “Dance Albania”.

Kokëkuqja' e Për'puthën, Melisa Lleshi bëhet brune

“…Janë sulur të gjithë, kush është, pse është, si është, çfarë është, sa ke, sa s’ke, duroni! Jo nuk është bjond, është diçka e mesme. Pak më i gjatë si unë, nuk kemi shumë diferencë në moshë. Thjeshtë është i pjekur, kaq më mjafton mua, më shumë se mosha. Ka qenë njëherë në publik, por askush nuk e dinte, madje as unë vetë nuk e dija. Më mbështet”,-u shpreh Melisa.

Nga ana tjetër më herët Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan.

Por me sa duket Andi e ka hédhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren dhe ka nisur një romancë të re.

Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.

“Ndoshta nuk harrohet, por plùmbi del me plùmb”, u shpreh ai.

Më pas ai u pyet për një lídhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!