Këngëtari Mandela Mustafa, i njohur nga të gjithë si Mandi Nishtulla ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë ku si rrallë herë ka folur rreth jetës së tij private.

Mandi habiti me rrëfimin e tij, duke zbuluar se është baba i 9 fëmijëve.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi Zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte.

Revoltohet Mandi Nishtulla: Jam gjithë ky artist dhe nuk dekorohem se jam  gabel

Faleminderit Zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, tregoi Mandi në intervistën e tij në “D Night.”

Në një tjetër moment gjatë intervistës ai rrëfeu se ka pasur vàrësi nga dròga, gjë që e ka “detyruar” të largohet përkohësisht edhe nga muzika.

Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë konsumues të léndëve narkòtike që të heqin dorë.

“Dròga, është një ilaç që vrét përditë edhe më shumë, dròga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vrét ditë për ditë dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drògën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.

Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit t’ju shpëtojë.

Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo dròga”, tha ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!