“Ermali është ‘mashtrues’ dhe shet sukses pa patur sukses.”

Kjo është deklarata e Flavio Qarrit e cila u pasua nga një debàt midis tij dhe Ermal Mamaqit. “Konflikt” i cili duket se nuk është shuar dhe rindizet në çdo dalje televizive të njërit prej protagonistëve.

Së fundmi i ftuar në “Glamour Zone” gazetari Qarri ka plàsur një tjetër deklaratë për moderatorin, por këtë herë ka përfshirë edhe Vera Grabockën.

 

I pyetur nga moderatorja se me cilin moderator nuk do të bashkëpunonte asnjëherë, dhe përse, Flavio u shpreh:

Me Ermal Mamaqin. Ai mendon se është moderatori më i mirë në Shqipëri dhe për këtë ia ka mbushur mendjen Vera Grabocka.

Më herët edhe Mamaqi nuk i ka kursyer ironitë ndaj Qarrit duke deklaruar se ai ka xhinde dhe se duhet t’i nxirren sa më parë.

Ai ka xhinde, duhet ta shpëtojmë të çlirohet'! Ermal Mamaqit nuk i del me  Flavio Qarrin

“Kam marrë një sfidë me veten time e kam ftuar që të vijë dhe në trajnimet e mia sepse ai djalë ka xhinde, ai djalë ka xhinde atij duhet ti nxjerrin do marrim një ekzorcist ti nxjérrim xhindet dhe ai do të shpëtojë do të çlirohet dhe do të shohë që jeta është e bukur dhe pas natës vjen dita dhe pas dimrit vjen pranvera kështu që sado e tmerrshme mund ti duket kjo gjë ai djalë duhet.

Shiko unë kam zbutur, unë kam thýer gurë e jo më njerëz si Flavio. Padyshim që Flavio është i mirëpritur ta ketë një dhuratë prej meje dhe me puthje.” tha Mamaqi.

Plas sherri LIVE mes Ermal Mamaqit dhe Flavio Qarrit: Po e agreson tonin, i  kam humb lekët me trajnimet tuaja - Vip-Magazine.al

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!