Çiljeta Xhilaga është shtatzënë?

Në fakt këto dyshime kanë lindur së fundmi pas një video që këngëtarja ka realizuar në TikTok, ku vihen re disa kile më tepër tek ajo, sidomios në pjesën e barkut, i cili është mjaft i evidentueshëm me fustanin që mban veshur.

Kanë qenë komentuesit e shumtë që kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të Çiljetës me anë të komenteve të tyre.

“Çiljetë je shtatzënë?”, “Duket si shtatzënë”, janë vetëm disa nga reagimet e ndjekësve në seksionin e komenteve.

Sigurish ky lajm mbetet akoma në kontekstin e aludimeve, do të na duhet të presim një reagim nga ana e Xhilagës.

Edhe më herët është përfolur për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, mirëpo ishte vetë ajo e cila i hodhi poshtë këto pretendime.

Me një postim në Instagrami, asokohe Çili u shpreh:

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli! Kur të shënojmë do e ndajmë me ju, siç kemi bërë gjithmonë.”

Kujtojmë që Çiljeta Xhilaga është prej disa vitesh në një lidhje me portierin, Alban Hoxha. Ata jetojnë së bashku me dy djemtë që kanë nga marrëdhëniet e mëpërparshme.

Ndonëse nuk shfaqen shpesh në rrjetet sociale, dyshja po jetojnë një marrëdhënie të lumtur.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!