Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”

Së fundmi moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar sërish ndjékësit me një postim në Instagram-in e saj.

Ajo ka pòzuar me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve.

Gazeta Shqip

“Lajme të mira? Lajme të këqija?”-shkruan Osmani krahas postimit.

Edhe më herët, Arbana ka tërhequr vëmendjen e ndjékësve, duke ndarë një foto të shkrépur në ambientet e shtëpisë së “BBV2”.

Moderatorja Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lídhje me nisjen e reality-show-t “Big Brother Vip.”

Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet nga “Telegrafi” se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.”

“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.

Arbana Osmani, njëherësh partnerja e regjisorit Grishaj, pati edhe një rol në filmin e këtij të fundit.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!