Salsano Rapi dhe Lori kanë qenë së fundmi të ftuar në “Wake Up” ku kanë rrëfyer për eksperiencën e tyre në “DWTS”.

Aktori dhe prezantuesi i njohur ka thënë se në përgjithësi, edhe në “Portokalli”, ai del më mirë në provat gjenerale se sa në shfaqje.

Jo vetëm kaq por ai zbuloi edhe konkurrentin më të fortë sipas tij, i cili tha se është Ardit Çuni.

Salsano Rrapi dhe Lori hapin garën e Dancing With The Stars, ja sa pikë  morën nga juria - Top Channel

Pjesë nga intervista:

Si është të jesh partnerja e Salsanos? Ja si përgjigjet Lori:

Unë kam shumë besim tek vetja. Nëse nuk do ishte Salsano, kushdo që të ishte do jepja maksimumin për ta çuar sa më larg në konkurrim. Nuk e prisja të ishte Salsano. Më gëzoi fakti që ishte një nga moderatorët e humoristët më të mirë. Nga nata në natë Salsano ka dalë gjithnjë e më mirë. Punon goxha fort.

Klipi prezantues i Salsano Rrapi VIP 11 | Dancing With The Stars - YouTube

Çfarë mendimi ka Salsano për këto fjalë nga partnerja e tij?

Tani jemi live dhe Lori patjetër që do thotë fjalë të mira për mua. Kam përshtypjen që vuan shumë me mua. Kam probleme përqendrimi, nuk i mbaj mend hapat. Dhe Lori thotë si ka mundësi se ta kam shpjeguar shumë herë.

Cila ka qenë një nga performancat më të lodhshme? Lori thotë:

Konteporani, ka pasur një padjeshkë shumë të vështirë. Nuk mendonim se do e bënim. Atë natë morëm pikët maksimale dhe u zgjodhëm lider. Më mirë të mos ishim zgjedhur se ishte përgjegjësi shumë e madhe.

Si i sheh Salsano performancat e tij?

Në skenën e “Portokallisë” duket sikur atë që kam bërë në prova e jap më mirë në shfaqje. Këtu ndodh e kundërta. Dal më mirë në prova se sa në shfaqje. Fakti që të mos harrosh ndonjë lëvizje të vë shumë në presion. Që të gjithë balerinët kanë një konkurrencë të tyre të brendshme. Na shtyjnë ne që të dalim mirë se është puna e tyre si fillim dhe pastaj e jona.

A ka Salsano ndonjë pakënaqësi ndaj jurisë?

Juria nuk e konsideron moshën. Një nga konkurrentët më të mirë aty është Ardit Çuni. Ai është 30 vjet më i vogël se unë. Plus impenjimi im shtesë që është dhe tek “Portokallia”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!