Nëse ka një aktor latin që ka fiksuar para ekranit miliona vajza, shumë prej tyre edhe në Shqipëri, ai është pa dyshim William Levy.

Aktori i famshëm i serialeve meksikane bëri për vete gjithë vajzat me rolet e tij protagoniste në një numër të madh telenovelash.

Të takosh William Levy-n mund të jetë ëndrra e pamundur e shumë vajzave, por jo e Ronela Hajatit, e cila jo vetëm që e ka takuar, por edhe ka shkrépur një foto me të.

E pranishme në eventin, GQ Men of the Year në Spanjë, Ronela ka takuar nga afër Levy-n dhe në një video të tij të rrethuar nga fansat, këngëtarja shqiptare ka shkruar:

“Vajzat po më xhélozojnë tani, e di!”

E kush nuk do të donte të ishte në vendin e Ronelës?!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!