Para një muaji, Eni Koçi u bë nënë për herë të parë. Por jo vetëm ajo.

Edhe Greta për herë të parë mori titullin teze. Siç duket ajo mezi e ka pritur këtë moment, sa tani ka kaluar në plan të dytë edhe morën e saj, Enin.

Në një bisedë me ndjékësit në Instagram, një fans/e e pyet këngëtaren nëse të qenurit teze është ndjesia më me mirë?

Teksa përgjigjej ajo tregoi edhe “shérrin” që kishte bërë me motrën e saj, për faktin që nuk i kushton më vëmendje.

“Po të qenurit teze është ndjesia më e bukur në botë. Madje, jo më larg se dje, kur po komunikoja me Enin, i thash:

“Motra më dërgo foto ose video Adean.” Edhe ajo më tha:“Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli”. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është te Adea”, u shpreh Greta Koçi.

Ditën që Eni solli në jetë vajzën e saj, Greta ndàu një video teksa e mbante në krahë, ku si përshkrim shkruante:

“Sot u bëra teze e një ëngjëlli të vogël. Nuk e kisha besuar kurrë që do ndjeja kaq shumë emocione.

Zemra më doli nga vendi nga lumturia. E dua Adean aq shumë sa nuk gjej dot fjalë ta shpreh dashurinë që kam për të…Faleminderit Zotit dhe faleminderit Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj që ma mbushët shpirtin plot”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!