Mamaja e Ledri Vulës, Xheraldina, na tregon vazhdimisht në rrjete sociale ç’marrëdhënie të mirë ka me nusen e djalit të saj, Sarën.

Madje, Xheraldina as dëshiron ta konsiderojë “nuse” Sarën sepse siç ka thënë më herët, e sheh si vajzën e saj. Me dëshirë të madhe, Xheraldina e ndihmon çiftin me të voglën dhe e shijon pafund kohën me mbesën e saj.

Në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e videot e Poem, por shpesh shohim edhe dedikime për Sarën. Xheraldina s’lë festë e rast pa i uruar, madje ndonjëherë poston foto të sajat me Poem thjesht sepse i pëlqejnë. Me pak fjalë, është “vjehrra perfekte”.

Sara do të nisë tashmë eksperiencën e saj në “Dancing With the Stars” dhe gjithçka që i duhej ishe ky mesazh nga Xheraldina, që krahas një fotoje të Sarës në llogarinë e saj në Instagram shkroi:

“Sonte dhe netët në vazhdim, ji e guximshme, e bukur, e lirë si zog. Thjesht fluturo, thjesht bëhu vetvetja zemra e Ninit.”

“Niniiii”- ia ka kthyer Sara, siç i thërret ajo mamasë së Ledrit. Gjithashtu, komentin e shoqëroi me disa emoji zemrash të bardha.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!