Reperi i njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.

Vetëm pak ditë pasi e cilësoi Keisin, ish-partneren e tij, si “grua”, reperi është kapur mat krah një vajze tjetër në një club.

Mbrëmjen e djeshme Stresi është parë në një nga clubet e Tiranës në shoqërinë e një vajze bionde, me të cilën dukej tepër i afërt.

Stresi në lidhje të re dashurie? Puthje e përqafime me një bionde në një  club në Tiranë

Afterparty.al, që ka publikuar videon, shkruan se të pranishmit thanë se dyshja ishin shumë të afërt tërë kohën duke shkëmbyer puthje (në faqe) me njëri tjetrin.

Nga vetë Stresi nuk ka ende asnjë reagim.

Jeta private e reperit është përfolur shpesh në mediat rozë, herë për ribashkim me ish-partneren e tij Keisin, herë për romanca të reja.

Pas ndarjes nga Kejsi, Stresi kapet 'mat' mes puthjeve e përqafimeve me  vajzën misterioze (Video) - Gossip

Madje vetë reperi në një reagim që bëri disa kohë më parë kur u përfol për një romancë me një vajzë, u shpreh se “ka shumë të dashura.”

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video.

Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- u shpreh Stresi.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!