Pjesëmarrja e saj në “Dance Albania”, e ka kthyer atë një një personazh mjaft të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Anita Haradinajn, e cila përpos një gazetare e zonja është edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Së fundmi, Anita u shkëput pak nga provat e kërcimit dhe me sportivitetin që e karakterizon realizoi një intervistë ku foli për shumëçka. Një pjesë e bisedës sigurisht u përqëndrua tek bashkëshorti i saj, marrëdhënien me të cilin shpesh herë e ka folur edhe në publik.

E pyetur nga moderatori se a e din kë ndjék Ramushi në Instagram, përgjigjja e Anitës ishte epike.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy following, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjék. Ore mu më ndjék nga halli, Loredanën e ndjék nga qejfi,”-tregoi gazetarja duke qeshur.

Më herët e pyetur si e lejoi bashkëshorti, Ramush Haradinaj të marrë pjesë në “Dance Albania”, Anita tregoi se nuk ishte xheloz.

“Po të ishte ai xheloz unë nuk do të isha këtu dhe po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balancin vetë tani”,- u shpreh zonja Haradinaj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!