Klea Huta është një nga emrat më të njohur në showbizin shqiptar.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku na ka treguar pak nga shtëpia e saj e re.

“Ja dhe shkallët e mia që do t’i bëj telef”, shkruan Klea në videon e postuar.

“Në punime e sipër çdo ditë. Dhe do thoni ju, cila është pjesa më e vështirë? Ajo e vendosjes së një shije të përbashkët…”.

Më herët, gjatë një interviste, moderatorja e njohur Klea Huta u shpreh se mëmësia është profesioni më i bukur në jetë.

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më i mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”-tregoi Klea.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!