Reklama ose publiciteti është një nga shtyllat kryesore që “mban në këmbë” televizionet shqiptare, teksa koha televizive e programeve të ndryshme, nëse do të bëhesh pjesë e tij, paguhet duke marrë parasysh një shërë faktoresh ku më kryesori është shikueshmëria, duke mos lënë pak edhe orarin e trànsmetimit.
E në fakt kjo është një temë që ka gjithnjë edhe kuriozitetin e publikut, ndersa pagesat që bëhen për emisionet është edhe tregues i “vlerësimit” të suksesit të tyre, të paktën si duket në syrin e atyre që kërkojnë t’i “përdorin” për reklamat e tyre.
Së fundmi, Monitor.al ka bërë një listë me tarifat e reklamimit në tre televizionet kryesore në vend, Top Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus.
Vitin e shkuar në Top Channel, rekordin e më të shtrenjtit e mbante “Big Brother VIP”, me 5,700 lekë/sekondë para programi dhe 11,000 lekë/sekondë gjatë trànsmetimit, ndërsa sic vihet re nga lista për momentin në këtë televizion “Portokalli” mban fronin, ku reklama që trànsmetohen para spektaklit kushton 4,300 lekë/sekondë, kurse gjatë trànsmetimit 8,500 lekë/sekondë.
Në vendin e dytë vijnë përkatësisht “Më lër të flas” dhe “Dancing with the stars”, ku çdo sekondë para fillimit kushton 4,300 lekë, kurse gjatë trànsmetimit 7,300 lekë.
Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” vijojnë sikurse dhe vitin e kaluar të mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6,750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3,400 lekë. Po kaq do të paguhet edhe për “Zemër Luana”.
Vizion Plus në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Al Pazar” me 6,600 lekë/sekondë për trànsmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3,000 lekë/sekondë.