Ish-Miss Shqipëria 2012 dhe modelja Kleoniki Delijorgji, i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kleoniki ka publikuar një video në Instagram me disa nga momentet më të bukura me (ish) të dashurin e saj. Krahas postimit modelja shkruan se ky ka qenë “fundi më i bukur që kishte ëndërruar.” Sa i përket arsyes Kleoniki nuk ka specifikuar diçka konkrete, por shkruan se “kanë pasur shumë vështirësi.

Kleoniki Delijorgji bëhet papritmas nostalgjike pas ndarjes nga partneri.  Rikujton momentet romantike

“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos.

Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri 🤍 Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!!!”– thuhet në postimin e plotë të modeles.

Ndarja "e pazakontë" e modeles së njohur shqiptare me partnerin

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!