Enxhi Nasiufi jo vetëm që nuk është penduar për deklaratat që bëri kundrjet Anxhela Peristerit kur kjo e fundit fitoi “Festivalin e Këngës”, por edhe mund t’i rithotë përsëri të njejtat fjalë.

Kështu është shprehur vetë Enxhi gjatë një loje në rubrikën “Dielli apo Hëna”, ku iu kërkua nga Nevina Shtylla t’i kërkojë falje Anxhela Peristerit dhe t’i thotë se është penduar.

E mbështetur edhe nga gazetari Flavio Qarri, gjithashtu i pranishëm në studio, Enxhi tha: “Atë që e kam thënë e kam thënë shumë seriozisht se si është interpretuar dhe kujt i ka djéguar është tjetër gjë o vëlla, kujt t’i djégë le ta mbajë. E para për atë si vokaliste nuk kam asnjë gjë, e dyta ka qenë më shumë krítikë për Festivalin që shpesh-herë i zgjedh fituesit para se konkurruesit të shkojnë në festival dhe tjetra mbaj shumë përgjegjshmëri për fjalët që them.”

Rumors about the winner of the 'Song Festival': Enxhi Nasufi accuses Anxhela  Peristeri - TV Mania

Çfarë ndodhi me Enxhit dhe Anxhelës? Emri i Anxhela Peristerit përflitej si këngëtarja që do të rrémbénte çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së, kohë para shpalljes së fituesit.

Konkurrentja e saj, Enxhi Nasufi, e cila nuk arriti të kualifikohej në finale akùzoi Anxhela Peristerin se ishte ajo vetë që shpërndau lajmet se do ishte fituese.

Dhe pasi Anxhela Peristeri rrëmbeu çmimin e parë, ajo reagoi në rrjetet sociale ku i kërkoi këngëtares që të shkojë në kurs aktrimi pasi nuk di të aktrojë.

Fituese e Festivalit? Enxhi Nasufi akuzon Anxhela Peristerin - Lajme Durrës

“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë, kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin, se nuk di,”– shkroi Enxhi Nasufi.

Teksa u kërkoi këngëtarëve të tregojnë “pak respekt për veten dhe artistët e tjerë”, Enxhi Nasufi shkroi se shpallja e Anxhela Peristerit fituese është paturpësi dhe cínízëm.

“Kësaj i thonë të gënjesh veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë dhe gëzimin, emocíonin dhe energjinë e një cmimi që e di se do e fitosh pa nisur cdo gjë! Ku u zhdùk emocíoni i të kënduarit, emocioni i të priturit! Dhe më besoni e kam me fenomenin, i cili po bëhet më i shëmtuar dita-ditës. Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste, por me të gjithë ne. por kur nuk flasim e të mbrojmë veten, artin dhe festivalin shumë mirë të na bëhet. Nëse e meritojmë e jemi të aftë le ta marrim çmimin ashtu pastër e papritur! Le të tregojmë pak respekt për veten dhe artistët e tjerë! Të tilla gjëra në përceptimin tim i quaj cinizma dhe paturpësi, dhe s’ka lídhje me faktin se nuk isha pjesë e finales! Nëse do kapnim thelbin e gjëse do ecnim ndoshta me hapa të tjerë!”- përfundoi ajo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!