Megjithëse ka deklaruar disa herë që historia me Don Xhonin është mbyllur, ish-partnerja e tij Ariana Lirey, vijon të flasë rreth reperit.

Së fundmi ajo është ngacmuar nga fansat në ‘Instagram’ në lídhje me këngën e re të Don Xhonit, e cila u publikua vetëm dy ditë më parë.

Ajo që tërhoqi vëmendje është fragmenti i reperit i cili shprehet, “E bukur është si ruse”.

Këtë fragment Don Xhoni e kishte publikuar edhe më herë në profilin e tij, krah një fotoje me Era Istrefin.

Dhe nuk kishte si të mos mungonte një reagim nga modelja. E pyetur nga një ndjékës, ajo nuk la pa thumbuar hapur reperin.

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës Ariana iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.

Së fundmi reperi u përfol për një romancë me aktoren e filmave për të rritur Alby Rydes, pas flirtimeve në rrjetet sociale.

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndàrjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit.

Pas ndàrjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi.

Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi, i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.

FOTO/Era Istrefi dhe Don Xhoni shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit dhe  paralajmërojnë këngën e re – Abc News

Nga ana tjetër, modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.

Disa ditë më vonë, ishi i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëritjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve, kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë, por ‘maska e djalit të mirë’ do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”, shkroi Ariana.

Era Istrefi dhe Don Xhoni kapen mat të përqafuar në mesnatë...

Ariana Lirey deklaroi në një bisedë virtuale me ndjékësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lídhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë.

“A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”, e pyeti ndjékësi.

“Ekziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjénjë e mrekullueshme. Por unë jam bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lídhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë”, shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.

Ishte histori e bukur', Don Xhoni dhe modelja ruse i japin fund lidhjes -  Showbizz Shqiptar

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!