Show i kërcimit në televizionin Klan, “Dance With Me”, ndonëse është në transmetim prej tre javësh tashmë, këtë sezon të 7-të ka ardhur me ndryshime të reja.

Ndryshime të cilat jo shumë i kanë vënë re. Nisur nga emri, ku për 6-të edicione është quajtur “Dance with Me” , ndërsa tani quhet “Dance Albania”.

Mirëpo ky nuk është i vetmi ndryshim, këtë sezon është futur edhe sfida e eleminimit, ku konkurrenti/ja me performancën më të dobët, largohet përfundimisht në fund të mbrëmjes.

Zbulohet programi i ri në Tv Klan nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu

Mesa duket producentja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu janë detyruar pas fillimit të spektaklit nga krijuesit e patentës të përshtasin këto ndryshime të reja në spektaklin e tyre.

Më herët Alketa foli për “Prive” lidhur me projektin dhe tha se ndihet e sigurt dhe nuk ndjen konkurencë.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-tha ajo.

Alketa dhe Vera sërish bashkë... ja programi që do nisin në shkurt -  PUBLIK.live

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!