Është përfolur prej kohësh, më në fund mbrëmjen e sotme (7 tetor) do të fillojë “Dancing With The Stars”. Disa orë para natës premierë të shumtë kanë qenë personazhet pjesëmarrës që kanë folur rreth spektaklit, ndër to edhe producentja Sara Hoxha.

Me anë të një postimi në Instagram, Sara e ka cilësuar këtë emision si një “fëmijë” për të, duke u shprehur se teksa solli në jetë vajzën e saj “Ruya-n” një javë më parë, paralelisht kujdesej që edhe ky spektakël sot të shkëlqejë.

“Një javë më parë, më 30 shtator, lindi Ruya. Ndërsa ajo është njeriu më i fortë që kam njohur, ajo pati nevojë për ndihmë mjékësore pasi erdhi në jetë. Me ndihmën e mjékëve, Ruya më në fund po fòròohet dhe së shpejti do jemi në shtëpi🙏🏻🧿
Ndonëse kjo ka qenë java më e bukur e jetës sime, ka qenë edhe më e vështira. Ajo ka zhvendosur prioritetet e mia dhe ka marrë të gjithë fokusin dhe përkushtimin tim. Megjithatë, thonë se jeta nuk është bërë për të dobëtit.

U bënë me vajzë, Sara Hoxha ndan fotot e para, momentet nga salla e lindjes  me Ledionin (FOTO LAJM) - Albeu.com

Nga ana tjetër, sot vjen në jetë një program shumë i dashur për ne. I gjithë ekipi ka punuar me muaj për këtë produksion dhe mezi presim ta shihni,”-shkruan Hoxha në postimin e saj.

Sakaq ajo nuk harroi të falënderonte edhe bashkëshortin e saj, Ledion Liçon, teksa u shpreh me fat që ka punuar me të.

“Do të doja të falënderoja të gjithë, por veçanërisht atë që më ka mbuluar në të gjitha aspektet e jetës sime. Eshte nderi im të mësoj nga ty @mr.ledionlico dhe të kem emrin tim pranë tendit sonte. Përkushtimi qe ke ndaj meje dhe DWTS është i jashtëzakonshëm dhe të gjithë ata që punojnë me ty e dinë mirë për çfarë flas. Ky produksion sonte, familja jonë e bukur, është e gjitha falë teje!”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!