Sonte nis “Më lër të flas” dhe tashmë e dini se kush do të jetë e ftuar në program: Pikërisht Bora Zemani!

Por së fundmi Donaldi, ka publikuar një video të promos së emisionit, ku bën me dije se shumë gjëra do të ndodhin në puntatë.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se nuk do të ketë oféndime apo dhùnë.

“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë oféndime, të shara, dhùnë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, shkruan aktori i njohur.

Pasi u shfaqën vazhdimisht së bashku në sytë e publikut dhe pasi mikesha e tyre Semi ‘konfirmoi’ ribashkimin me një foto, Bora dhe Donaldi s’kanë ç’të fshehin më.

Ata kanë marrë një “hap të rëndësishëm” në marrëdhënien e tyre, duke i lejuar të gjithë ta marrin vesh se janë bashkë.

Pas kaq muajsh, Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në Instagram dhe ky veprim është marrë gjithashtu si konfirmim i romancës.

Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve gjatë kohës që ai nisi marrëdhënien me Beatrix brenda “BBV”. Jo vetëm Donaldin, ajo hoqi nga lista e ndjekësve edhe dy vëllezërit e tij.

Megjithatë, gjërat mes tyre u rregulluan pas daljes së Donaldit nga reality-show dhe romanca ka vazhduar aty ku ishte lënë në mes.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!