Shumë personazhe VIP ishin ftuar në dasmën e Arbër Hajdarit dhe partneres së tij, Vlerës.

Mësohet se në dasmën e ish-opinionistit të BBV, kanë qenë të ftuar Lori Hoxha, e cila ndodhej në të njëjtën tavolinë me Romeo dhe Donald Veshajn, si dhe Bora Zemanin.

Nga ana tjetër, mësohet se e ftuar ka qenë edhe moderatorja Arbana Osmani. Sipas Kryefjala.com, ajo ka qenë në një tavolinë me Eduart Grishajn dhe disa figura të politikës shqiptare.

Në dasmë kanë qenë të ftuar edhe figura si Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Saimir Kodra etj.

Më herët, Arbër Hajdari ka folur në një intervistë për njohjen e tij me Vlerën.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, ka thënë ai.

Nga Taulant Balla te Arbana Osmani, Bora e Donaldi, si u dukën të ftuarit VIP në dasmën e Arbër Hajdarit (FOTO LAJM) - Albeu.com

Arbër ka zbuluar detaje dhe nga fëmijëria më herët. Ai ka thënë se mamaja e tij e ka veshur si vajzë kur ai ka qenë i vogël.

“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë.

Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- theksoi ai.Ja ku ishin VIPAT ftuar ne dasmen e Arber Hajdarit... - YouTube

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!