Ori Nebiaj dhe Isli Islami nuk do të zgjohen më herët për “Wake Up”.

Dy moderatorët shumë të dashur për publikun, që na kanë shoqëruar prej vitesh çdo mëngjes, tashmë kanë plane të tjera për karrierën e tyre, ashtu siç ka plane edhe “Top Channel” për të sjellë ndryshime në ekran.

Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm në “Wake Up” por kësaj here si të ftuar.

Ori Nebiaj dhe Isli Islami largohen nga Top Channel? Dy moderatorët nuk u panë sot në emisionin e mëngjesit - Art&Argëtim

Dyshja kanë folur për projektet e tyre televizive duke zbuluar kështu që Ori do të prezantojë “Për’Puthen” ndërsa Isli do të shfaqet si konkurrent në “Dancing with the stars”.

“E vërteta është që edhe në ditën tonë të fundit, nuk u kuptua asgjë. Ne vendosëm që të largohemi në momentin e duhur. Jam e lumtur sepse do na mbetet një kujtim shumë i bukur. Unë u kujdesa që të punoja me “Pushime On Top”, që unë e dua shumë. Sezoni i ri ka të reja dhe në media është komentuar “Për’puthen”, me ikje dhe ardhje të reja. Shumë mundësisht do jem dhe unë pjesë e këtyre të reja. Unë them që po…”, tha Ori sot.

Isli Islami konfirmoi publikisht lidhjen, flet Ori Nebiaj

Nga ana tjetër, Isli zbuloi:

“Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkàk të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent”.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!