Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka vendosur që këtë sezon televiziv t’i japë fund eksperiencës së saj në “Klanifornia” në TV KLAN.

Në fakt, nuk do ta shohim më në këtë televizion pasi aktorja njoftoi se e prét një rrugëtim i ri, në një televizion tjetër.

Në llogarinë e saj në Instagram, Eliona tregoi se që tani e tutje, ishte pjesë e “Mcn Tv”.

Eliona Pitarka "abandons" acting for the presentation, here's which show  we'll see the new season

Eliona ia ka shuar kuriozitetin njerëzve, duke zbuluar gjithashtu edhe rolin që do të ketë në “Mcn Tv” tani e tutje.

Kësaj here ajo po provon fushën e moderimit në emisionin e mëngjesit “Herët në MCN”. Eliona do të jetë krah koleges Etelina Nikolla.

“Nje eksperience e re e imja, kesaj rradhe ne fushen e moderimit. Se bashke me @etelina_nikolla do te jemi se bashku cdo dite nga e hena ne te shtune ne ‘ Herët në MCN ‘ ne oren 07:00-10:00 ne @mcntv.al 🧡Bejini kafet me terezi ne oren 07:00 dhe uluni para Tv te na ndíqni! 😄💋”- ka shkruar Eliona krahas postimit ku ka marrë shumë urime për këtë fillim të ri.

May be an image of 2 people and text

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!