Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të momentit, që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Dje ata zbuluan edhe lajmin e bukur: pikërisht që presin një djalë.

Por pas festës, Einxhel është përballur me një të papritur.

Ajo ka publikuar një “Instastory” ku bëri me dije se pas mesnatës, i është thyer një vazo që mbante një buqetë me lule.

“Larg syri i keq”, ka shkruar moderatorja.

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz folën në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”.

Dyshja treguan çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë, madje nuk kursyen as detajet më të vogla.

Einxhel konfirmoi shtatzëninë, vjen reagimi i parë i Dj Dagz (FOTO)

Ata kanë treguar se si e përjetuan familjarët e tyre lajmin e shtatzënisë. Familjarët e Dagz kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel e ka pasur të vështirë t’ja thoshte lajmin babait të saj, i cili nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.

“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”, tha Dagz.

“Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më rrallë në Kosovë”, ka thënë Einxhel.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!