Një gol konfirmon romancën e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit!

Mes thashethemeve qarkullojnë prej muajsh se është në një lidhje me futbollistin e kombëtares, Megi Pojani ka udhëtuar përsëri drejt Turqisë dhe gjejeni se ku është parë? Pikërisht në ndeshjen e Endri Çekiçit.

Çifti ende nuk e kanë pranuar romancën e tyre por tashmë mund të themi se jemi të bindur që dyshja janë bashkë.

“Prova” ishte mbrëmë në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës nga Endri, i cili më pas takoi shokët e skuadrës.

Por më pas kamerat fiksuan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ndërsa përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi.

Kujtojmë se aktorja kësaj herë nuk është fshehur, pasi udhëtimin e saj e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Megi ka treguar në Instagram, se është e shoqëruar nga motrat e saj.

Megi është komentuar vazhdimisht kohëve të fundit se ndodhet në një romancë me futbollistin e njohur te kombëtares, Endri Çekiçi.

Ajo provokoi disa javë më parë me postimin e saj në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçin. Çfarë bëri Megi?

Ajo publikoi një foto ku shihen dy filaxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë.” Kjo ‘shashkë’ erdhi pak ditë pasi dyshja u bë kryefjalë e mediave duke u shfaqur në të njëjtin ashensor. Por tani gjitçka është e qartë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!