Është konfirmuar tashmë që aktorja Jonida Vokshi do të prezantojë sezonin e parë të “Big Brother Vip Kosova”, krah moderatorit Aludin Hamiti.

Së fundmi aktorja ka gjetur pak kohë edhe për ndjékësit e saj, me të cilët ka realizuar një bisedë virtuale.

Ashtu siç vetë Jonida tregoi, pjesa më e madhe e pyetjeve ishin në lidhje me “Big Brother Vip”, që pritet të nisë në tetor, megjithatë nuk kanë munguar pyetjet edhe në lidhje me jetën e saj personale.

1-vjetori i së bijës, Jonida Vokshi publikon pamjet nga festa e ditëlindjes  – Abc News

Mes të tjerash një ndjékës e ka pyetur moderatoren nëse ka në planë të bëjë një fëmijë të dytë.

Jonida u përgjigj duke shkruar: “A lihet vetëm kjo dashuria”, krahas një fotoje me vajzën e saj. Me këtë përgjigje aktorja ka lënë të kuptohet se një fëmijë i dytë është në planet e saj dhe partnerit të saj.

Kujtojmë se disa kohë më parë Jonida u përfol në rrjet për një shtatzëni të dytë. Shkak për këtë u bë një postim i moderatores, e cila shkruante: “E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”, krahas një fotoje me partnerin e saj, Besnikun.

Shkak u bë një foto e çiftit e postuar nga moderatorja e cila shkruante: “Nuk e kam veç mashkullin tim. E kam familje që do e zgjerojmë së shpejti. E kam jetë”.

Megjithëse ajo i hodhi menjëherë poshtë aludimet, deklaroi se gjithashtu ka dëshirë që të zgjerojë familjen e tyre.

“Unë kisha në mendje diçka tjetër dhe u shpreh në një mënyrë ndryshe. Më erdhi një moment t’i shprehja dashurinë tim shoqi dhe ideja ishte të zgjerojmë familjen pa afat kohor. Jo tani. Dhe në momentin që Besniku sheh postimin e bën repost dhe më thotë: “Më fal mos u mërzit por më ka shkruar gjithë shoqëria se do bëhem baba për herë të dytë”. Ne e kemi në plan të zgjerojmë familjen por kjo nuk ka kohë. Kurdo të vijë është i mirëseardhur.”– u shpreh ajo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!