Ermal Mamaqi kishte vlerësimet maksimale për aktoren nga Kosova Arbnora Ademaj.

Aq sa e cilësoi si gruan më të bukur shqiptare pas bashkëshortes së tij Amarda Toska. Ermali është rikthyer pas një shkëputjeje në ekran, jo si moderator por si anëtar jurie i spektaklit të kërcimit “Dance with me”. Në këtë program Arbnora është konkurrente.

Mbrëmjen e djeshme, në natën e parë të spektaklit, Ermali kur po gjykonte performancën e saj tha: “Deri tani Arbnora është një nga gratë më të bukura shqiptare, pas gruas time”, deklaratë e cila u prit me duatrokitje nga publiku.

Ermal Mamaqi komplimenton aktoren: Je një nga gratë më të bukura shqiptare  pas gruas time - Tv Klan

Nga ana tjetër, vetëm një javë më parë Ermali dhe Amarda Toska festuan 12 vjetorin e martesës së tyre. Ata janë prindër të dy fëmijëve Joel dhe Sia. Moderatorja publikoi në rrjetin social Instagram një foto-album nga Roma, me bashkëshortin e saj. “Gëzuar përvjetorin e martesës dashuria ime, bashkëudhetari im i jetës! Me ty në çdo kohë, bashkë në suksese apo sfida,jeta është një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur! Të Dua!”, shkruante ajo krahas postimit.

Por më ndryshe ishte postimi i Ermalit, i cili nuk i kursen notat e humorti as kur i uron përvjetorin e martesës bashkëshortes së tij. Ermali ka hedhur një video tipike gazmore të Amit, e cila teksa pozon për kamerën rrëzon menunë e një tavoline të një restornati.

“E ka bo për mu”– shkroi Ermali krahas videos. Kujtojmë se në një intervistë virtuale me ndjékësit në Instagram, Ami ka pranuar se nuk ka arsye pse të bëhet xheloze dhe me siguri e ka mirëpritur deklaratën e Ermalit.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!