Teksa në rrjet është shpërndarë kudo lajmi se moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në “Portokalli”, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim.

Por së fundmi ka qenë miku dhe kolegu i saj prej vitesh, Salsano Rrapi, ai i cili me sa duket konfirmoi rikthimin e saj në spektaklin e humorit.

Gjatë ditës së sotme, Salsano ishte i ftuar në “Wake Up”, ku u pyet se kush do ta moderojë “Portokalli”.

Salsano konfirmoi emrin e tij dhe atë të Fjoralba Ponarit si moderatorë të “Portokalli”, ndërsa shtoi se do të jetë edhe “një e tretë”, të cilës nuk preferoi t’ja përmendë emrin.

Megjithatë është mjaft e qartë se për kë bëhet fjalë, duke pasur parasysh edhe lajmet e fundit që qarkulluan.

Mes të tjerash, Salsanoi foli edhe në lidhje me angazhimin e tij të fundit në “Dancing with the Stars”, i cili do të fillojë së shpejti.

“Tani unë nuk e di a ka dalë a s’ka dalë data, nuk e di nëse duhet ta them datën apo jo. Kemi filluar që në fillim të shtatorit, do të ketë shumë personazhe të reja edhe nga aktorë të vjetër, është bërë një strukturë e re. Sigurisht struktura e re ka bërë disa ndryshime edhe në strukturë dmth në sallë dhe në skenë.

Nuk ndryshon në thelb gjëja por ka gjëra të reja. Dancing do jetë të premten dhe Portokalli do jetë të dielën. Do moderohet nga mua, nga Fjoralba Ponari edhe një e tretë e cila nuk ka dalë akoma. Unë kam fatin e Blendit në treshe këtë sezon”- tha Salsano.

I ftuar në emision ishte gjithashtu edhe Adi Pojana, i cili në një pjesë të intervistës foi edhe për Salsanon, duke evidentuar cilësitë e tij pozitive. Nisur nga kjo gazetarja u shpreh se “fjalë të mira thuhen kur vdés dikush”, ndërsa Salsano shtoi duke qeshur: “Jam në fund të jetës… artistike. Por unë do vdés mbi 95-vjeç.”. Me deklaratën “jam në fund të jetës artistike”, Salsano ngre sërish dyshime.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!