U përfol gjatë në media dhe më në fund fillimi i kësaj jave (19 shtatori) shënoi fillimin e edicionit të shtatë të “Dance With Me”.

Show i kërcimit mori vëmendje për shkàk të personàzheve të njohur që morën pjesë si kast dhe jo vetëm edhe jurisë e cila po ashtu përbëhet nga emra të komentuar gjatë në rrjetet sociale.

Pjesë e trupës gjykuese të emisionit të kërcimit në Klan krah Ermal Mamaqit dhe Ilir Shaqirit është edhe Klaudia Pepa.

Balerina e njohur shqiptare la Italinë ku është zhvendosur prej kohësh për t’u rikthyer posaçërisht për “Dance With Me”.

Përpos këtij fakti, pas paraqitjes së parë të Klaudias në këtë emision vëmendje të madhe mori edhe dekòlteja e saj.

Përdoruesit e rrjeteve sociale vunë re një zmadhim të dukshëm të gjòksit të saj teksa shfaqej më një fustan xhaketë të kuqe. Edhe po të hídhni një vështrim në fotot e saj të mëparshme vihet re dukshëm dallimi.

T’i jetë bashkuar edhe Pepa trendit të ndërhyrjeve estetike, apo thjesht kemi të bëjmë me disa “truqe” vajzash për t’u dukur më bukur?

Kujtojmë se Klaudia Pepa qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi ajo ka realizuar koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.

Pavarësisht krítíkave, Klaudia është ndier dyfish e íonuar, duke u shprehur se të kërcente në Itali duke përfaqësuar Shqipërinë ishte diçka e veçantë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!