Teksa edhe pak ka mbetur nga nisja e spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”, detaje të reja po zbulohen nga dita në ditë.

Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë disa nga emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.

Ndërsa së fundmi po qarkullon në rrjet një tjetër emër si anëtar jurie në programin e kërcimit. Sipas ‘Kryefjala.com’, gazetarja dhe opinionistja Dalina Buzi do t’i bashkohet “Dancing With the Stars”, si anëtare jurie, ndërsa nuk ka ende një reagim nga vetë Buzi.

Kledi Kadiu, chairman of the jury in "Dancing With The Stars" on Top  Channel - POLITIKOFF

Bora Zemani dihet që do të jetë prezantuese e “Dancing With The Stars” dhe këtë gjë e konfirmoi vetë ajo në një video në Instagram, disa kohë më parë.

Mirëpo, është raportuar se edhe Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantues në spektaklin e kërcimit, konkretisht në “Gold Room.”

Konkurrentët e konfirmuar deri më tani janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani dhe Ilir Dushkaj.

Dalina Buzi talks about returning to television - TV Mania

Sa i takon kryetarit të jurisë, do të jetë koreografi i njohur dhe balerini Kledi Kadiu.

Kledi Kadiu, balerin profesionist, sot mësues i vlerësuar, prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj Itali.

Emisioni pritet të nisë në muajin Tetor.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!