Sonte ka nisur spektakli i kërcimit “Dance With Me”! Ilir Shaqiri, Ermal Mamaqi dhe Klaudia Pepa janë anëtarët e jurisë të cilët do të gjykojnë performancat e yjeve.

Iliri është kryetari i jurisë i cili ka vlerësuar deri më tani shumë personazhe. Por a do t’i mbajë me hatër ai ish-konkurrentët e BBV të cilët konkurrojnë në “Dance With Me”?

“Unë njoh shumë VIP-a që do kërcejnë këtu, disa prej tyre i kam shumë përzemër, por kjo nuk do të thotë që do të kenë përkrahje, përkundrazi, do të vlerësohen për atë që do të kërcejnë këtu”, – theksoi Iliri.

Iliri dhe Sabiani kanë patur një shoqëri mjaft të ngushtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që më pas miqësia e tyre u kris pas përfundimit të reality-show.

Mirëpo, një deklaratë e Sabianit shtoi më shumë dyshimet se raporti i tyre ishte krisur.

Kujtojmë që këngëtari, teksa ishte i ftuar në programin “Më lër të flas”, tha se Iliri kishte ‘përfituar’ nga ai.

Por Sabiani e ka sqaruar deklaratën e tij teksa ishte i ftuar me heret në “E Diell”.

Ai tha se deklarata e tij është marrë në konteksin e gabuar.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe lùftonim për njëri-tjetrin”- theksoi Sabiani.Dëshira më e madhe që ka Ilir Shaqiri nga emisioni "Dance with Me" të cilën sdonte ta tregonte 😂 - YouTube

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!