Beatrix Ramosaj thumbon përsëri Donald Veshajn dhe duket sikur “telenovela” e nisur në “Big Brother Vip”, nuk do të mbarojë kaq shpejt.

Këngëtarja postoi në profilin e saj në rrjetin social ‘Twitter’ një staus ku shkruante për tràdhtinë.

Konkretisht në statusin e saj thuhet: “Një kujtesë shoqërore për të gjithë. Një herë tràdhtar, gjithnjë tràdhtar”, krahas një ‘gif-i’ të rrjetit social.

Duke pasur parasysh jetën private të Beatrix Ramosajt, që prej muajsh është komentuar gjatë në media, kuptohet lehtësisht se ky status është një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Donald Veshajt.

Kjo konfirmohet edhe nga fakti se këngëtarja është penduar dhe e ka fshirë statusin disa momente pas publikimit, por “Iconstyle.al”, ka siguruar foton.

Nuk dihet arsyeja se pse këngëtarja ka vendosur ta fshijë, apo edhe publikojë, megjithatë kjo nuk është hera e parë që ajo thumbon ish-partnerin e saj Donald Veshajn.

Romanca e këtij të fundit me Beatrix Ramosajn u zhvillua në sy të publikut pasi dyshja nisën lidhjen e tyre brenda “Big Brother Vip”, të monitoruar nga qindra kamera.

Në atë kohë lidhja e Beatrix me Donaldin u cilësua gjerësisht nga ndjékës dhe fansa si “tràdhti” e aktorit ndaj moderatores Bora Zemani.

Me këtë status të fundit mund të thuhet se Beatrix Ramosaj bie dakord me këtë etiketimin “tràdhtar” ndaj aktorit, pasi nuk ka asnjë deklaratë apo reagim konkret nga ana e saj duke lënë kështu hapsirë për dyshime.

Is there a possibility of a return with Donald? Beatrix Ramosaj talks for  the first time about the sensational separation with the famous actor and  leaves everyone speechless with what she tells -

Nga ana tjetër statusi mund të interpretohet edhe si deklaratë e këngëtares që aktori fillimisht “tradhtoi” Borën me të, më pas pas bëri të njetën gjë me Beatrix. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Beatrix në lidhje me deklaratën e saj.

Gjithashtu risjellim në vëmendje se vetëm pak ditë më parë qarkulloi një foto e shkrepur nga Beatrix, ku ajo shihej në makinë me Donald Veshajn.

Kjo ishte fotoja e parë e ish-çiftit pas daljes nga BBV, madje u dyshua e fotoja është publikuar nga vetë këngëtarja pasi është shkrepur nga ajo.

Përqafime dhe deklarata të forta, Donaldi dhe Beatrix nuk e fshehin më  dashurinë dhe nuk ngurojnë të falin puthje - Shqiptarja

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!