Çifti shumë i njohur për publikun shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, festojnë sot pesë vite martesë me njëri-tjetrin.

Ndaj, për ta mbajtur mend këtë ditë të bukur të jetës së tyre, ata vendosën të bëjnë një udhëtim së bashku dhe gjejeni ku shkuan?

Ami dhe Ermali udhëtuan drejt Romës dhe ndanë ca poza romantike në rrjete sociale.

Krahas fotove, Ami i shkroi edhe ca fjalë të ëmbla për partnerin e jetës së saj:

“Gezuar përvjetorin e marteses dashuria ime, bashkeudhetari im i jetes! @ermalmamaqiofficial Me ty ne cdo kohe, bashke ne suksese apo sfida ,jeta eshte nje eksperience jashtezakonisht e bukur! Te Dua!❤️”- shkroi ajo.

Më herët, Ami ka treguar për herë të parë historinë se si u bë pjesë e emisionit humoristik “Portokalli”.

Ami dhe Ermali, këtë vit show-n e kanë lënë në shtëpi - Bota Sot

Gjatë një interviste për “Ëndërrtjerrësit”, Ami është shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë që do t’i jepej mundësia për të qenë prezantuese.

Në momentin që ajo ka arritur në audicionin final, Amarda tha se ka pasur edhe një lloj presioni, pasi sipas saj, ajo vinte nga shkolla e baletit, pa eksperienca.

“Gati gati e pabesueshme. Kur m’u propozuar dhe kur kam shkuar për audicion, realisht nuk e mendoja. Ishte një gjë që m’u tha edhe nuk e besoja që do më jepej mundësia që ta bëja. Edhe kam shkuar disi pa emocione sepse e dija që nuk do ishte gjëja ime në fund të fundit. Pastaj kur më thirrën për herë të dytë, ka diçka që do më çoj më tej. Mirëpo nuk e besoja deri në momentik kur ishte audicioni final. Aty kam pasur edhe një lloj presioni. Ishte emër i madh, peshë e madhe të mbaje atë pozicion. Unë vija nga baleti, kisha eksperienca sporadike, fare të pashpërfillshme për të mbajtur emrin e ‘Portokallisë’.”- u shpreh Ami

Ami ka ditëlindjen, Ermali i bën surprizën e bukur para dhjetra personave  të tjerë (foto) – Tirana One

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!