Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lídhjen e tyre në fillim të vitit. Por, pjesa rreth të cilës ka më shumë kuriozitet është marrëdhënia e moderatores me ish-kryeparlamentaren.

Gjë për të cilën e ka ngàcmuar edhe Ermal Mamaqi Cindy-n së fundmi në “Dance with me”. “Sindi është ëndrra e çdo vjehrre, nuk e di a je e fejuar apo… bëj shaka se e di mos u përgjigj. Dhe vjehrra jote është ëndrra e çdo nuseje”- tha Ermali duke qeshur, megjithatë Cindy nuk zbùloi detaje teksa tha: “Nuk kam unazë, tani kam ardhur vetëm me vàrëse dhe vathë, unazë nuk kam.”

Në intervistat e dhëna publikisht, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve në ídhje me Genarin. Ajo ka deklaruar se ai është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson, duke shtuar se ai s’është xhéloz. Cindy ka zbuluar se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.

E lidhur me djalin e Jozefina Topallit? Flet për herë të parë Cindy Marina  – Abc News

“Kurrë nuk jemi bërë xhéloze për njëri-tjetrin. Ai nuk është tip xhéloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj. E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xhéloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë. Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”-ka thënë ajo.

Bukuroshja ka zbuluar se kanë një vit që janë të dashuruar, por kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave. “Shën Valentinin e kalova mirë. Po e pranoj edhe vetë që jam në një lídhje, thjesht kam dëshirë ta mbaj private. Më kanë pyetur edhe më herët, po nuk e kam pranuar. Nuk është sekrete, por është private. Është diçka që dua ta mbaj për vete pjesën e lídhjes.

Ne bashkë kemi disa kohë, kemi një vit. Nuk është një diskutim që bën bashkë se ky është moment ta bëjmë publike. Është një pyetje që ma bëjnë vazhdimisht dhe kjo është një gjë që dua ta mbaj private. Mendova ta postoj që edhe mos të më pyesin, sepse kjo është një thikë me dy presa, edhe po ta thuash, edhe po mos ta thuash”, u shpreh Cindy kohë më parë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!