Prej disa kohësh përflitej për një largim të Drini Zeqos nga Tv Klan, ku prej shumë vitesh ishte pjesë e redaksisë së lajmeve si gazetar dhe spiker, por edhe pjesë e stafit të “Opinion”.

Gjithsesi duket se lajmi ka qenë i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Zeqo ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet social.

Bashkangjitur me një “selfie” të tijën, ai shkruan “vjen së shpejti”, dhe duke treguar se edhe ku do ta shohim, në A2CNN.

Drini Zeqo, në siklet gjatë edicionit të lajmeve, çfarë i ndodhi?

Kështu, Drini mendohet se do të prezantojë programin e mëngjesit në këtë televizion, pozicion që deri sezonin e shkuar e mbante Blendi Salaj, por që tashmë këtë të fundit e shohim në Wake Up cdo mëngjes, në Top Channel e Top Albania Radio.

Nga ana tjetër Drini i bashkohet Aulona Mingës, në moderimin e emisionit të mëngjesit, me të cilën postoi edhe një foto pak ditë më parë, duke u pregatitur për nisjen e programit.

Nuk na mbetet gjë tjetër vecse ti urojmë fat në këtë aventurë të re.

Drini Zeqo konfirmon largimin nga Tv Klan, ku do ta shohim në sezonin e ri

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!