Bënë “namin” me videon virale duke u përqafuar në Prishtinë, por më pas u konfirmua se Era Istrefi dhe Don Xhoni do të publikojnë një bashkëpunim dhe kjo ishte arsyeja e takimit të tyre.

Era dhe Don Xhoni kanë lajmëruar përmes një postimi në Instagram se do të sjellin një bashkëpunim së bashku, që do të publikohet të enjten në orën 23:59.

Mirëpo ata kanë nisur të bëjnë deklarata të papritura rreth njëri-tjetrit, që në dukje janë pjesë nga kënga e tyre e re.

Era Istrefi publikoi në Instastory foton me Don Xhonin krahas së cilësh shkruan: “E dua se është bandit.”

Por vëmendje më të madhe mori postimi i reperit. Edhe ai publikoi një foto me Erën në Instastory por mbishkrimi i tij ishte: “ E bukur është si ruse.

” Vëmendja përqendrohet te Don Xhoni nisur nga fakti se ai ka pasur një romancë të shumëkomentuar me modelen ruse Ariana Lirey

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!