Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet që qarkullojnë prej javësh se ajo do të bëhet pjesë e kastit të programit “Dance With Me.”

Në një postim në InstaStory, Beatrix fillimisht ka falendëruar të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaron se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku.

Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhet në postimin e plotë të Beatrix.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme u zhvillua puntata e parë e “Dance With Me”!

Pak përpara përfundimit të spektaklit, moderatorja Alketa Vejsiu tha se konkurrentë të rinj do t’i bashkohen garës.

Menjëherë, Ermal Mamaqi pyeti nëse një ndër ta do të jetë edhe Beatrix Ramosaj.

Por ja përgjigjja e Alketës:

“Nuk e dimë në do vijë Beatrixi. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “Dance With Me”, mirë se të vijë”.

Beatrix Ramosaj është një këngëtare e njohur si dhe një personazh shumë i komentuar që pas daljes nga Big Brother VIP. Gjithashtu edhe raporti i saj me Donald Veshajn u përfol shumë.

Beatrix Ramosaj :: Biografia

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!