“Dance with me” do të startojë sezonin e ri sonte. Dy balerinët e njohur Ilir Shaqiri dhe Klaudia Pepa janë shfaqur të entuziazmuar.

“Kjo është skena ime dhe tani jam shumë e lumtur që kthehem me një xhaketë tjetër, le të themi…”, theksoi balerina Klaudia Pepa.

“Dance With Me është një spektakël ku do mbizotërojë sfida. Dëshirat e mia në këtë spektakël janë dy, që për momentin nuk jua them. Po sigurisht, njëra është primare dhe është ajo që të kërcej një herë tjetër me vajzën”, ka thënë Ilir Shaqiri.

Ndërkohë, të tjera detaje kanë dalë lidhur me skenën.

“Koncepti i skenografisë këtë vit konsiston në shfrytëzimin maksimal të hapësirës së këtij teatri duke e bërë të përdorshëm në 360 gradë. Një hapësirë ku publiku shndërrohet në skenografi, ku dyshemeja është skenografi, që të mund të përftohet kërcimi me të gjithë elementët e mundshëm”, shprehet skenografia Patrizia Bocconi.

Ndërkohë, edhe koreografia Enada Hoxha ka dhënë disa detaje.

Dance With Me 7', Ilir Shaqiri zbulon dëshirën më të madhe - Bota Sot

“Unë kam ardhur me një dëshirë të madhe, por dhe me një ambicie të madhe, pas kaq vitesh që rikthehem”, shtoi ajo.

Më herët Alketa foli për “Prive” lidhur me projektin dhe tha se ndihet e sigurt dhe nuk ndjen konkurrencë.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-tha ajo.

Dance With Me" apo Dancing With the Stars", ku do ta shohim Ilir Shaqirin?  - GOSS-BIZ

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!