Moderatorja Einxhel Shkira vijon të jetë shumë aktive në rrjetet e saj sociale, sidomos gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë. Siç çdo person publik edhe ajo në llogarinë e saj në Instagram përballet me komente pozitive dhe negative.

Moderatorja së fundmi i ka kushtuar një video të gjatë këtij fenomeni duke u shprehur se nuk e bën për vete, por e ndjen si detyrë qytetare pasi ndonëse jo ajo shumë të tjerë mund të préken nga kjo sjellje online.

“Arsyja e kësaj videos është sepse ka lexuar një pjesë të mesazheve tua që më keni dërguar në inbox. Që me të drejtë mérakoseni se mos unë jam shqétësuar nga mesazhet négative ose komentet që cilat i kam postuar në Instagram. Ju falenderoj nga zemra për çdo këshillë e shqétësim tuajin.

Unë jo vetëm që jam shumë mirë, po thjesht më duken qesharake dhe absolutisht nuk arrijnë të depërtojnë në mirëqenien time apo të bebit. Jeta ime momentalisht dhe jo vetëm, jetën time jam munduar ta mbush me gjëra të bukura me njerëz që më duan, ta rréthoj me shumë dashuri dhe pozitivitet dhe të jem e paprékshme ndaj këtyre gjërave négative që njerëzit pretendojnë që më prekin. Sidomos në këtë fazë të jetës sime ku aureola e lumturisë sime, është e papërshkrueshme, kundra plùmbave. Madje doja tu thoja dhe atyre që bëjnë komentet negative mos u lodhni se nuk është se do të arrini ndonjë gjë juve me ato komente, sepse nuk më plàs.

Me sa më keni parë nuk hyj të kategoria e njerëzve që préken nga komentet që e tha njëra që është futur në ndonjë shpéllë. Unë hyj tek ato njerëz që jam shumë e bindur për gjëra që bëj, që e dua veten time, që kam besim tek bindjet e mia. Dhe absolutisht kur them apo bëj diçka e kam menduar shumë më mirë se sa mendoni ju se e kam menduar. Kështu kursejani vetes. Arsyeja që i bëj postimet është jo për vetën time por për situatën aktuale online dhe për persona jopublik, shkruan iconstyle.al. Mendoj që ajo që duhet bërë nuk është të më thuash mua vàrja mos u merr me ato njerëz, e di se nuk ja vlen.

Gjëja më e ulët"/ Einxhel Shkira reagon e revoltuar: Indinjata...

Unë nuk po merrem me ato njerëz po merrem me fenomenin. Në vend që të më thuhet mua duhet drejtuar nga ata njerëz. Ata po bëjnë gjënë e gabuar, unë po bëj të duhurën jam e bindur për këtë. Nuk mendoj që kjo që po bëjmë ne do të ndryshojë botëkuptimin e njerëzve, por ekspòzimi i tyre publikisht do të bëjnë që herën tjetër kur të shajnë do të mendohen dy herë. Duke qenë se nuk ka institucione për ta bërë këtë, është detyra jonë qytetare t’i dënojmë njerëzit në formën tonë. Eshtë dëm psíkologjík, jo në rastin tim se as që më plas, por ka persona që e përjetojnë në forma dramatike.

Është qesharake që kur dikush shàn thotë kam të drejtën time të them çfarë të dua, dhe nuk e koncepton dot që edhe unë mund të them çfarë të dua. E fundit që kam për të thënë për vajzat dhe gratë në Instagram që komentojnë fjalë pjéllje. Nuk e di nëse nëna juaj, ju vetë është njeri apo lopë. Sepse duhet të kishit kuptuar që një grua lind dhe lopa pjéll. Të lindësh është një mrekulli dhe të c’vlerësosh këtë proces më duket gjëja më e ulët që jo vetëm një njeri por kryesisht një grua mund t’i bëjë vetës dhe një gruaje tjetër. Më shumë konsideratë kanë meshkujt se disa gra, kjo ka qenë indinjata ime më e madhe. Unë kaq kisha, do të dëgjohemi në lídhje më të këndshme. Faleminderit për çdo gjë pozitive, ju puth,”- u shpreh ajo.

Më herët kujtojmë që me anë të një feste me miqtë dhe familjarët e tyre të ngushtë, Einxhel dhe Dagz zbuluan se do të bëhen prindër të një djali.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!