Të mërkurën, të enjten dhe të premten keni një mundësi të artë për të kaluar ca ditë të bukura verore, me shërbim cilësor dhe me njerëz të mrekullueshëm.

E kemi fjalën për Festën e Birrës në restorantin më spektakolar të Korçës, “O2 Boutique”.

Nesër aty do të performojë çifti Venera dhe Lind Islami, duke filluar nga ora 20:00.

Do të jetë një mbrëmje festive me ushqim cilësor dhe atmosferë tipike prej korçarësh, të cilët gjithmonë dinë të organizojnë evente të bukura e plot shije.

Të enjten do të performojnë Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, fansat e të cilëve gjithmonë e kanë shprehur publikisht mbështetjen dhe admirimin për ta.

Orari nuk ndryshon, festa fillon në 20:00.

Më 19 gusht, mbyllja bëhet me një natë tipike greke, aty ku performon si i ftuar special Pano Psaltis.

Nëse dëshironi të rezervoni, mjafton një telefonatë në numrin e paraqitur në foto. Adresa: Bulvardi “Fan Noli”, Korçë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!